Rreth Nesh

Përmbledhje e shkurtër rreth aktivitetit të ansamblit "Shota" nëpër vite.

Ansambli kombëtar i këngëve dhe valleve "SHOTA" është themeluar në vitin 1948 si njëri ndër institucionet e para artistike dhe kulturore në Kosovë. Për pesëmbëdhjetë vjet me radhë ky Ansambël ka funskionuar si shoqri amatore dhe më pastaj si ansambël gjysmë-profesional.

Ndërsa në mars të vitit 1964 me vendim të Kuvendit të Kosovës "Shota" e fiton statusin e asnamblit profesionist sikurse edhe tri ansamblet tjera në Jugosllavi: "Llado" - Zagreb, "Kollo" - Beograd dhe "Tanec" - Shkup.
Për pesëdhjetë vjetët e shkuara ansambli "Shota" luajti një rol të pazëvendësueshëm në ruajtjen, kultivimin dhe zhvillimin e këngës dhe valles shqiptare si dhe me afrimin e vlerave të mirëfillta kulturore kombëtare siç është origjinaliteti i kostumeve, meloditë autentike dhe vallet e veçanta egzotike me të cilat ky ansambël është prezentuar në mëse 50 shtete të ndryshme të botës dhe në të gjitha kontinentet.
Shënoni emrin dhe emailin ë fushat e mëposhtme për të pranuar rregullisht njoftimet nga Ansambli "Shota".
Ansambli Kombëtar i këngëve dhe valleve - SHOTA 2014